LAVDI ÇLIRIMTARËVE TË KOSOVËS! LAVDI DESHMORËVE TË KOMBIT!
 


                                          NJOFTIM TE LIBRES





*********************************************************

  

 

 

Sa për informim Libri i posedon 668 faqe, posedon 110 Faqe Albume me ngjyra sipas njësive ushtarake të Brigadës etj etj. Për porositjen e librit  libri@kosharja99.info ose  vizitoni edhe këtë Web Faqe www.kosharja99.info , është faqe ekskluzive vetëm për librin , këtë faqe e kanë hapur miqtë e Autorit. Ju faleminderit.

 

 

 


 



Në një pjesë të mirë të librit autori duke u marrë me ritmet dhe intensitetin e betejës përfundon se Beteja e Koshares shënoi fundin e kufijve politik midis shqiptarëve, prandaj në këtë kontekst flitet edhe për dimensionin historik të kësaj lufte e cila kishte nisur shimë më heret me ngritjen e vetëdijes kombëtare, me sigurimin e mbështetjes së gjërë të popullit dhe kishte vazhduar me organizimin e mire ushtarak, me lidhjen me mërgatën shqiptare si dhe me intersat e Paktit të NATO-s në Ballkan …

                                                                                                                                                  Nazmi RRAHMANI
Redaktor i Librit











Që në fillim të fjalës sime, dua të theksoj se për luftën e Koshares kam pasur njohuri dhe me respekt kam përcjellur përgaditjet për zbatimin e saj.
Mirëpo, pa mëdyshje, z. Gashi në librin e tij ka arritur që në mënyrë të argumentuar të zbardhë dimensionet, përmasat, ndërlikueshmërinë, apektin ushtarak, taktiko operativ poashtu edhe atë strategjik e historik të kësaj beteje me ç'rast definitivisht filloi së thyeri kufiri i shumëmbrojtur nga forcat ushtarake serbe, ai shqiptaro shqiptar.
Ky fakt, këtë luftë (në rajonin e gjerë të Koshares) e bënë të një rëndësie të veqantë.
Duke mos dashur të hyjë në aspekte tjera, më lejoni shkurtimisht të theksoj vetëm disa aspekte thjesht ushtarake të cilat autori me mjeshtëri të posaqme i përshkruan, i thekson dhe i analizon.


Ushtraku i Karrierës, Gjenaral Major
z. Ramadan QEHAJA










Libri me titull KOSHARJA ALTARI I LIRISË i autorit Bahri Muharrem Gashi i paraqitur për botim ne një punim relativisht voluminoz (mbi 650 faqe tekst e fotografi) që i kushtohet Luftës së Koshares të vitit 1999, kur u thye përfundimisht kufiri administrativ shqiptaro-shqiptar është i një rëndësie të veçantë historike.
Materia e përmbledhur në shtatë kapituj është një pasqyrim real i luftimeve të njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat e rregullta dhe formacionet paraushtarake okupuese serbe në rajonin e Rekës së Keqe në Koshare. Autori Bahri M.Gashi i njohur në luftë me nofkën “Hoxha”, pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i operacioneve luftarake me forcat serbe në luftën e Koshares, vë në spikamë trimërinë dhe stoicizmin e luftëtarëve të UÇK-së drejt fitores përfundimtare dhe shporrjes së armikut shekullor nga Kosova …

Prof. Dr. Muhamet SHATRI
Recenzent i librit


LAVDI
DESHMORËVE

KOMBIT!

LAVDI
ÇLIRIMTARËVE

KOSOVËS!
Heute waren schon 1 Besucher (2 Hits) hier!
=> Willst du auch eine kostenlose Homepage? Dann klicke hier! <=
LAVDI DESHMORËVE TË KOMBIT!